Futbollistët e Turqisë kanë kaluar një natë pa gjumë në prag të përballjes me Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për finalet e Botërorit.
Tifozët e “Dardanëve” kanë rrethuar gjatë gjithë natës hotelin ku qëndrojnë turqit në Prishtinë dhe për orë të tëra kanë hedhur fishekzjarrë e kanë fishkëllyer, në një “incident”, që tashmë është bërë i zakonshëm në përballjet e rëndësishme të klubeve të ndryshme.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë shpërndarë masivisht si një tregues që edhe ndeshja e sotme do të ketë një atmosferë të zjarrtë.
Dueli mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)