Një fluturim i kompanisë easyJet është goditur nga turbulencat, duke u detyruat të kthehej në aeroportin e nisjes.
Fluturimi EZY439 u nis nga aeroporti i Glasgout drejt ishullit Jersey më 29 mars, por vetëm 30 minuta pas ngritjes, avioni shpalli emergjencë duke përdorur kodin “squawk 7700”, një sinjal standard që përdoret për të njoftuar kontrollin ajror për probleme në bord.
Sipas të dhënave të publikuara nga Flightradar24, avioni u kthye pasi kishte kaluar zonën e Galloway. Kompania konfirmoi se shkaku ishte turbulenca e fortë që u përjetua menjëherë pas ngritjes, në një moment kur të gjithë pasagjerët ishin të ulur.
Si pasojë e incidentit, një anëtar i ekuipazhit ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Pas uljes së sigurt në Glasgou, shërbimet shëndetësore ishin në gatishmëri për të asistuar, ndërsa pasagjerët vijuan udhëtimin më vonë gjatë ditës me një fluturim tjetër.
Në një deklaratë, easyJet bëri të ditur se “siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit është gjithmonë prioriteti më i lartë”.
Ky nuk është rasti i parë i tillë për kompaninë. Muajin e kaluar, një tjetër fluturim nga Edinburgu drejt Fuerteventura-s u detyrua të devijonte drejt Portos në Portugali pas një problemi teknik, duke shpallur gjithashtu emergjencë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)