Bleu armë në SHBA për ta shitur në Angli, dënohet me burg 19-vjeçari shqiptar

Sipas hetimeve 19-vjeçari nga Hertfordshire bëri një porosi me një kompani amerikane për një "set trajnimi për qen" në mars 2025. Pakoja u kap nga Departamenti Amerikan për Sigurinë Kombëtare, i cili zbuloi se përmbante një pistoletë 9 mm dhe një set që përbëhej nga një karikator e silenciator.

30.03.2026. 16:20

Bleu armë në SHBA për ta shitur në Angli, dënohet me burg 19-vjeçari shqiptar

Një gjykata në Britaninë e Madhe ka dënuar me 6 vite e tre muaj burg një 19-vjeçar shqiptar, i përfshirë në tregtinë ilegale të armëve në ishull. Sipas mediave britanike, Henri Nikolli kishte tentuar të blinte armë zjarri në SHBA, ndërkohë që mbi të rëndojnë edhe akuza për narkotikë.

Sipas hetimeve 19-vjeçari nga Hertfordshire bëri një porosi me një kompani amerikane për një "set trajnimi për qen" në mars 2025. Pakoja u kap nga Departamenti Amerikan për Sigurinë Kombëtare, i cili zbuloi se përmbante një pistoletë 9 mm dhe një set armësh zjarri që përbëhej nga një karikator, furçë dhe silenciator.

Nikolli u arrestua më 10 prill të vitit të kaluar jashtë shtëpisë së tij në Potters Bar. Një kontroll në këtë banesë çoi në zbulimin e tre armëve të zjarrit antike por funksionale, të cilat ishin modifikuar për të pranuar municione moderne. Aftësia e tij për të prodhuar ose përshtatur armë zjarri dhe municione u pa në gjetjen e mjeteve përkatëse, si dhe municioneve të përdorura.

Foto: NCA

Bimë kanabisi, përfshirë një tendë të madhe dhe mbetjet e bimëve të kultivuara, u zbuluan gjithashtu në këtë pronë. Po ashtu peshore për të ndarë kanabisin në doza, si dhe disa qese me kanabis u gjetën në frigoriferin e kuzhinës, si dhe fara kanabisi në frigorifer.

Shtëpia dhe makina e Nikollit u kontrolluan më vonë, ndërsa oficerët gjetën më shumë municione, thika, telefona dhe karta të shumta SIM. Një fletore shënimesh që detajonte sendet dhe mjetet e nevojshme për të prodhuar ose përshtatur armët e zjarrit dhe municionet ishte midis sendeve të gjetura.

Nikolli u deklarua fajtor për akuza të shumta në janar 2026 në Gjykatën e Kurorës së St Albans.

Ai u dënua me gjashtë vjet e tre muaj në të njëjtin vend këtë të hënë.

"Nikolli ishte qartë një kriminel i sofistikuar që kishte grumbulluar një arsenal armësh të rrezikshme për të lehtësuar tregtinë e tij të drogës. Pavarësisht se tashmë zotëronte tre armë zjarri antike të vlefshme, ai kërkoi të importonte një armë tjetër”, tha në gjykatë hetuesi Andrew Tickner.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)