Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish, teksa Turqia raporton se ditën e sotme kanë rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore të Ankarasë.
Sipas njoftimit të ministrës së Mbrojtjes së Turqisë, raketa u rrëzua nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s e vendosur në Mesdheun lindor.
Incidenti është i katërti i tillë që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin, pas tre raketave të mëparshme të rrëzuara nga sistemet e NATO-s në fillim të këtij muaji që e shtynë Ankaranë të protestonte dhe të paralajmëronte Teheranin.
Teherani ka mohuar në tre incidentet e mëparshme se ka autorizuar lëshime të tilla dhe i ka kërkuar Ankarasë të nisë një hetim të përbashkët për këtë çështje.
Ndërkohë, Ministria turke e Mbrojtjes tha ndër të tjera se të gjitha masat e nevojshme po merren "me vendosmëri dhe pa hezitim" kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të Turqisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)