Trump kërcënon të “zhdukë” plotësisht burimet e energjisë së Iranit nëse nuk arrihet marrëveshja
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot nga Shtëpia e Bardhë se nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe nuk hap Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të do të finalizojnë operacionin ushtarak në rajon duke “hedhur në erë dhe zhdukur plotësisht” termocentralet dhe puset e naftës në Republikën Islamike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një regjim dhe më të arsyeshëm për t’i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë përparim i madh, por, nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk është menjëherë “e hapur për biznes”, ne do ta përfundojmë “qëndrimin” tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe zhdukur plotësisht të gjitha termocentralet e tyre të gjenerimit të nergjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha termocentralet e desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi prekur ende”, tha presidenti në një postim në Truth Social këtë mëngjes.
Deklarata e fortë erdhi menjëherë pasi Trump ngriti mundësinë që SHBA-të të marrin naftën e Iranit në një intervistë me Financial Times mbrëmjen e djeshme.
Trump i tha gazetës se ai preferon “të marrë naftën”, ndërsa po peshon vendimin për të pushtuar qendrën kryesore të eksportit të karburantit të Iranit në ishullin Kharg.
Ndërkohë, çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën e papërpunuar Brent që kaloi 116 dollarë për fuçi pas komenteve të tij.
Një ofensivë e mundshme tokësore e SHBA-ve që synon qendrën kryesore të naftës së Iranit, ishullin Kharg, mund të ketë efekt të kundërt dhe të çojë në rritje të viktimave, ka paralajmëruar një ekspert ushtarak.
"Mendoj se iranianët ndoshta mund të zbresin dhe të sulmojnë amerikanët në ishullin Kharg, dhe viktimat do të shtohen", tha Malcolm Davis, një analist i lartë në Institutin Australian të Politikave Strategjike, për Ben Hunte të CNN.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, nuk pranoi të diskutonte për njerëzit specifikë në Iran me të cilët Shtetet e Bashkuara po negociojnë këtë mëngjes, por tha se janë krijuar "përçarje" në udhëheqjen e vendit.
I pyetur në emisionin "Good Morning America" të ABC News për t'iu përgjigjur postimit të Presidentit Donald Trump në mediat sociale të hënën herët, i cili tregonte se SHBA-të po negociojnë me një "regjim të ri dhe të arsyeshëm", Rubio nuk pranoi të thoshte se me kë po punon SHBA-ja për të negociuar përfundimin e luftës.
"Nuk do t'ju zbuloj se kush janë këta njerëz sepse kjo ndoshta do t'i fuste në telashe me disa grupe të tjera njerëzish brenda Iranit", i tha Rubio, George Stephanopoulos.
"Shikoni", shtoi ai, "ka disa përçarje që po ndodhin atje brenda vendit”.
“Dhe në fund të ditës, mendoj se nëse ka njerëz në Iran që tani, duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur, janë të gatshëm të lëvizin në një drejtim tjetër për vendin e tyre, kjo do të ishte shumë gjë e mire”, shtoi ai.
Rubio nuk dha detaje shtesë rreth fraksioneve dhe më vonë shtoi se njerëzit që negociojnë me SHBA-në "po thonë disa nga gjërat e duhura privatisht".
"Natyrisht, ata nuk do ta publikojnë atë në njoftime për shtyp, dhe ajo që ata thonë për ju ose e publikojnë për botën nuk pasqyron domosdoshmërisht atë që ata po thonë në bisedat tona, por në fund të fundit, duhet të shohim nëse këta njerëz përfundojnë të jenë ata që janë përgjegjës, duke parë nëse ata janë ata që kanë fuqinë për të ofruar. Do ta testojmë. Shpresojmë që të jetë kështu”, deklaroi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)