Aksident i rëndë në Fier, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Patos, duke lënë të plagosur pesë persona.

31.03.2026. 23:19

Aksident i rëndë në Fier, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Patos, duke lënë të plagosur pesë persona.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe tre pasagjerë që udhëtonin me to.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)