Erion Braçe tregon a do të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur interesit të mediave në hyrje të Kuvendit, për zërat që qarkullojnë prej 72 orësh, se ai ka shprehur aspiratën për të qenë kandidati i Partisë Socialiste për kreun e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

30.03.2026. 17:44

Erion Braçe tregon a do të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur interesit të mediave në hyrje të Kuvendit, për zërat që qarkullojnë prej 72 orësh, se ai ka shprehur aspiratën për të qenë kandidati i Partisë Socialiste për kreun e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë numër 5. Sy më sy me njerëzit edhe kaq, dhe mbaron aty. Kur të kemi të reja do ua them!", u shpreh Braçe teksa i drejtohej seancës plenare, ku më pas adresoi shqetësimin e tij për çmimin e lartë të naftës dhe mënyrën si funksionon Bordi i Transparencës.

Insistimit të gazetarve për të mësuar pse këtë të hënë kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve listën e rezultateve të tij elektorale gjatë angazhimit politik, Braçe iu përgjigj duke thënë se janë arsye formale.

“Është një arsye aq formale sa nuk ka ku të shkoj. Më 26 maj mua më bëhen 30 vjet i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe meqë këto rezultatet, veçanërisht ato të zgjedhjeve të 96’ dhe 97’ nuk i gjen asgjëkundi, jam i detyruar t’ia kërkoj me shkrim KQZ-së”, u shpreh Braçe.

I pyetur nëse do të shkruajë një libër, ai u përgjigj duke thënë: “Jo, do shkruaj një status që do ta shihni”.

Ambicien e tij për të drejtuar Tiranën, Braçe e shprehu gjatë një takimi me socialistët në asamblenë e Njësisë 5, në të cilën është edhe drejtues politik sipas ndarjeve të fundit, së bashku me Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafën.

I ulur jo në podium krah tyre, por mes anëtarëve socialistë, Braçe ngriti zërin duke kërkuar edhe hapjen e partisë.

"Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën si kandidat i PS për kryetar bashkie", mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes së Asamblesë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)